Ka ndodhur

Plagoset me thikë 50-vjeçari në Laç, arrestohet në flagrancë autori

Gazeta Si – Një konflikt për motive të dobëta në Laç ka përfunduar me plagosjen e një 50-vjeçari me thikë dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

Policia bën me dije se shërbimet e Komisariatit të Kurbinit ndërhynë mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës, ku u vu në pranga E.D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.

Autori dyshohet se, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të martës, pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë në krah 50-vjeçarin A.H., banues në fshatin Gjormë.

Viktima u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar thikën e përdorur në ngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë