Trashëgimi

Muzeu i Arbëreshëve do të ngrihet në Vuno, Himarë

Nga Gazeta “Si”- Në Vuno të Himarës, një nga zonat nga ku nisi dikur eksodi i arbëreshëve, do të ngrihet së shpejti Muzeu i Arbëreshëve, një projekt që synon të sjellë në atdhe kujtesën, gjuhën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur identitetin shqiptar për më shumë se pesë shekuj larg trojeve amtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në projekt përfshihet edhe restaurimi i dy kishave simbol në qendrën historike të Vunoit.

“I vendosur simbolikisht në zemër të qendrës historike të Vunoit, pranë kishave të Shën Spiridhonit dhe Shën Mëhillit, projekti parashikon gjithashtu restaurimin e këtyre monumenteve të çmuara, duke e kthyer zonën në një ansambel mozaik të gjallë ku trashëgimia shpirtërore ndërthuret me muzealizimin bashkëkohor”- shkruan Ministria e Kulturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë