Ka ndodhur

I riu djeg një sipërfaqe me bimësi në Finiq, banorët shpëtojnë zonën nga flakët

Gazeta Si – Një 20-vjeçar u arrestua në Finiq, pasi dyshohet se i vuri zjarr një sipërfaqeje me bimësi dhe shkurre në fshatin Sopik.

Ngjarja ndodhi më 18 gusht, në fushën e sportit të fshatit, ku flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi. Falë ndërhyrjes së banorëve të zonës, u arrit që zjarri të shuhej në kohë, duke parandaluar dëme më të mëdha.

Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. P., 20 vjeç, banues në Sopik. Materialet procedurale tashmë i janë kaluar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme ligjore. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë