Nga Gazeta Si – Bayern fitoi edicionin inagurues të “Franz Beckenbauer Supercup” në Gjermani. Kampionët në fuqi në Bundesliga mundën 1-2 fituesit e Kupës, Stuttgart në shtëpi.
Gol për çdo pjesë nga Kane (18’ pas një topi të lënë vakant në hyrje të zonës) dhe Luis Diaz (77’ pas kombinimit me Gnabry’n) mjaftuan që bavarezët të zhvleftësonin përpjekjen e Leweling (90’+4 pas kombinimit me Andres).
Trofeu i parë si bavarezë për Jonathan Tah dhe Luis Diaz që debutuan me Bayern, ashtu si Bischof dhe Karl që patën pak minuta në fund të kohës shtesë.
Sa i përket Harry Kane, ai fitoi trofeun e dytë në pak muaj, pas një karriere të gjatë pa trofe madhorë në Londër.

Ndërsa tek Stuttgart ra sërish në sy Woltemade që konfirmoi se pse Bayern e dëshiron aq shumë dhe pse Stuttgart nuk ul asnjë euro nga 75 milionët e pretenduara.
Në fund Neuer, shumë pranë të 40-ve, kapiteni i Bayern ishte sërish heroi i skuadrës kur i ndali vendasit në të paktën 3 raste, Vagnoman dhe Woltemade në pj e 1’rë dhe Leweling në të dytën.
Në përfundim të kohës shtesë, ai u zgjodh Lojtari i Ndeshjes me votat e tifozëve pas suksesit të 8 në kompeticion, duke barazuar Thomas Muller.
- Fituesit e Superkupës në Gjermani
11 – Bayern
6 – Borussia Dortmund
3 – Werder Bremen
1 – Kaiserslautern, Stuttgart, Schalke 04, Leipzig, Leverkusen, Wolfsburg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



