Ne rrjet

Prapaskenat e samitit, nga shprehjet e Putinit te biseda private mbi limuzinë (çfarë nuk u pa ‘live’)

Gazeta Si – Nga shprehjet shumëngjyrëshe të Putinit deri te vaktet e servirura, samiti i Alaskës do të mbetet në histori edhe për karakterin e tij shumëdimensional.

Filloi në tavolinë me mishin e pulës nga Kievi të ofruar gazetarëve rusë në fluturimin për në Anchorage. Pjata, sigurisht, u shfaq menjëherë në internet dhe gazetarët në bord ironikisht e morën atë si “një shenjë të mirë për negociatat”.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov mori të njëjtën iniciativë sarkastike, duke veshur një bluzë me fjalët CCCP, akronimi cirilik për Bashkimin Sovjetik, në prag të takimit.

Analistët e shohin atë si një mënyrë për të përsëritur vizionin e tij imperialist. Në treg, vlen pothuajse 100 euro. Shkencëtarët e sjelljes u thirrën gjithashtu për të studiuar çdo detaj të vogël të samitit.

Çdo moment i takimit Trump-Putin ne Alaskë u vëzhgua me lupë nga mediat. Nuk u la pa komentuar përgatitja, veshja e dy liderëve, shtrëngimi i duarve dhe shumë detaje që nuk u panë në transmetimet live.

Para se Putin të zbriste nga avioni i tij, tre ushtarë amerikanë u fiksuan nga telekamerat, duke rregulluar tapetin e kuq. Ky veprim u kundërshtua nga ukrainasit të cilët e komentuan si nënshtrim ndaj kreut të kremlinit.

Për rreth 30 minuta Trump e priti homologun rus brenda avionit Air Force. Jo pa kritika ishte edhe momenti kur kreu i Shtëpisë së Bardhë duartrokiti ardhjen e liderit të Kremlinit, pamje të cilat më pas u fshinë nga Shtëpia e Bardhë. Gjithashtu, dhe shtrëngimi i fortë i duarve nga Putin, u komentua si superioritet.

Çalimi herë pas here i Putin bëri që mediat të hamendësojnë se ai nuk gëzon shëndet të mirë. Shkujdesje u cilësua xhaketa e hapur e Trump në podiumin e takimit, ndërsa ndryshe u paraqit homologu i tij Putin.

Teksa dy liderët po i drejtoheshin podiumit, një avion bombardues B-2 dhe avionë të tjerë luftarakë fluturuan mbi kokat e tyre. Avioni B-2 konsiderohet simbol i fuqisë amerikane.

Është jashtëzakonisht e pazakontë të shohësh dy liderë të fuqive të mëdha të udhëtojnë në të njëjtën makinë. Putin hipi në makinën e presidentit amerikan, që njihet me emrin “Bisha”.

Ai u ul në krahun e majtë, ndërsa Trump në anën e djathtë dhe në vendin e parë ishte një agjent i shërbimeve sekrete.

Putin u shfaq i qeshur brenda makinës, ndërsa dy liderët zhvilluan një bisedë private për rreth 10 minuta, aq sa zgjati rruga për në bazën ushtarake amerikane, aty ku dhe u zhvillua takimi i shumëpritur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë