Gazeta Si – Një 32-vjeçar nga Sukthi, Durrës, u arrestua pasi tentoi të vriste me automjet fqinjin e tij 40-vjeçar, pas një konflikti për fyerje dhe ofendime.
Ngjarja ndodhi në fshatin Perlat, ku viktima u godit me makinë dhe u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës për mjekim.
Policia tha se autori, B. Sh., drejtonte në gjendje të dehur me 0.92 mg/l alkool. Automjeti u sekuestrua, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



