Ka ndodhur

Tiranë, 41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen. Shkak dyshohet xhelozia

Gazeta Si – Një grua ka mbetur e plagosur me thikë pasi u godit nga bashkëjetuesi i saj për motive të dobëta sipas policisë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë në rrugën “Besim Alla”. E plagosura ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori, i identifikuar si Fatlind Cili, 41 vjeç, ishte arratisur nga vendngjarja, por brenda pak minutash u kap nga forcat e Komisariatit Nr.4 në bashkëpunim me Komisariatin 6.

Sipas burimeve paraprake, motiv i ngjarjes dyshohet të ketë qenë xhelozia mes çiftit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë