Futboll

Të gjithë duan fronin katalanas

Nga Gazeta Si – Kush do ta fitojë “La Liga-n”? Kush do të sigurojë zonën e “Champions League”? Dhe cilat do të jenë skuadrat që do të zbresin mes inferiorëve?

“La Liga” është një tjetër kampionat që ngriti siparin e sezonit 2025-26 me Girona-Rayo Vallecano (1-3) dhe Villareal-Oviedo (2-0) që u ndeshën mbrëmë.

Barcelona futet si kampione në fuqi – por duhet thënë se ajo fitoi jo vetëm “La Liga-n” por edhe “Copa del Rey”.

Për të plotësuar Triple-tën vendase, katalanasit morën edhe Superkupën e Spanjës.

Ishte një debutim brilant për Hansi Flick që sheh i kënaqur se si Raphinha dhe Lamine Yamal janë kandidatë për “Ballon d’Or”.

Ndërkohë që Barça do të provojë ta nisë aty ku e la një sezon më parë.

Një Erë e re nis për Real Madrid nën drejtimin e Xabi Alonso-s. Atlético Madrid që plotësoo ‘big 3’ sezonin e shkuar, ishte zënë me rindërtimin nën drejtimin e Diego Simeone’s.

Athletic Club që u rendit e 4 dhe siguroi UEFA Champions League për të parën herën nga sezoni 2014-15 iu dërgoi një sinjal të fortë rivalëe me konfirmimin e Nico Williams.

Nga skuadrat e ngjtura mes më të mirëve mund të përmendim Real Oviedo-n që u kthye në La Liga pas më shumë se dekadave larg saj.

E si zakonisht në të tilla raste, superkompjuteri i Opta-s bën përllogaritjet dhe pas më shumë se 10 mijë simulimeve, ky është parashikimi për sezonin e ri në Pirenej…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë