Moti

Mot me kthjellime dhe vranësira, reshje me intensitet të ulët

Gazeta Si- Ditën e shtunë, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare, e hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore në verilindje e juglindje, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në male në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë