Ka ndodhur

Dhunohet me sende të forta futbollisti egjiptian i Skënderbeut, 2 të arrestuar në Korçë

Gazeta Si – Futbollisti egjiptian i skuadrës së Skënderbeut në Korçë, Saleh Salem, është dhunuar me sende të forta nga disa persona pas një sherri mes tyre.

Sipas policisë, 26-vjeçari, i cili pësoi lëndime si pasojë e goditjeve dhe u dërgua në spital për të marrë mjekim, ku ndodhet në gjendje të mirë.

Policia e Korçës, menjëherë pas ngjarjes, arrestoi 2 persona dhe 4 të tjerë po i heton në gjendje të lirë.

Kështu, në pranga kanë rënë Vangjel Jovani dhe Thanas Veshi të dy 24 vjeç dhe banues në fshatin Polenë të akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.

Ndërsa të proceduarit në gjendje të lirë janë Th.V. 32 vjeç, A.Xh. 23 vjeç, e J.O. 24 vjeç si të përfshirë në sherr, ndërsa i katërti Dh.M. 25 vjeç i akuzuar për moskallëzim krimi pasi kishte dijeni për sherrin mes të rinjve dhe nuk ka treguar.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes palëve, por sipas burimeve në rrugtë jo zyrtare, rreth 2 muaj më parë, në qershor, futbollisti i dhunuar dyshohet se kishte kanosur me thikë një prej personave të arrestuar sot, Vangjel Jovanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë