Futboll

Drita lë ‘Europa League’ dhe rigjen Differdange-n në ‘Conference League’

Nga Gazeta Si – Kampionët dardanë nuk arritën në asnjë moment të përsërisnin atë çka bënë një javë më parë në Bukuresht.

Skuadra e Ramadanit pësoi humbjen e dytë rradhazi, këtë herë edhe me paraqitje të dobët. Rumunët me ide të qarta e zhbllokuan sfidën pas 60” me Cisotti-n dhe dyfishuan në 17’ me Miculescu-n.

Dy gola që e cuan diferencën në -3 në rezultat të përgjithshëm për dardanët që provuan të afrohen me Tushën në 52’.

Për ti përkeqësuar gjërat më shumë mendoi Broja që u ndëshkua me kartonin e kuq në 67’. Politic mori një asist nga Lixandru dhe shënoi golin e 3 për miqtë në 85’ që kualifikohen më tej pas rezultatit të përgjithshëm 6-3.

Ndërsa Drita do të vazhdojë rrugëtimin në playoff-in e Conference League ku do të luajë me Differdange. Kundërshtar të cilin e eleminoi në raundin e parë kualifikues të Champions League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë