Nga Gazeta Si – Dinamo City pret Hajduk Split në ndeshjen e kthimit të raundit në 3 kualifikues në UEFA Europa Conference League në “Arena Kombëtare”.
Blutë e Ilir Dajës kanë kaluar një periudhë me ulje-ngritje duke humbur 3 në 6 ndeshjet e fundit ndërsa në shtëpi kanë fituar 13 nga 23 ndeshjet e kaluara.
Dinamo City kthehet pas një mungese të gjatë në Kupat e Evropës dhe në raundin e 2 eleminoi Atletic Escaldes (3-2 pas 180 minutave).
Ndërsa Hajduk Split vjen në një formë më të mirë ku ka fituar 4 ndeshje në 6 të fundit, por në dy transfertat e fundit ka fituar vetëm 1.
Dinamo City zhbllokoi sfidën 7 ditë më parë me një gol spektakolar të Bregut por Hajduk e barazoi dhe përmbysi rezultatin në pjesën e dytë.
Egnatia është më pranë playoff-it kur të presë sllovenët e Olimpija Ljubljana në “Arena Egnatia” në të njëjtin tur në “UEFA Europa Conference League”.
Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka një rekord fitoresh prej 60%, duke fituar 1 nga dy ndeshjet e “UECL” në shtëpi.
Kampionët e Shqipërisë u eleminuan nga Breidablik (5-1) në raundin e parë të “UCL” ndërsa fituan dy ndeshje (3-0 ndaj Dinamo Minsk) në raundin e dytë paraeleminator në “UECL”.
Olimpija Ljubljana fitoi 3 nga 6 ndeshjet e fundit, 2 në 4 transfertat e fundit. Një javë më parë të dyja skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi i bardhë që favorizon vendasit mbrëmjen e sotme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



