Nga Gazeta Si – Shamrock Rovers mbërriti deri në shortin e grupeve të Conference League në dy nga 3 sezonet e fundit, përfshi një paraqitje impresionuese në sezonin e kaluar, ku pas fazës së Ligës u eleminuan nga Molde në playoff.
Këtë sezon shënuan 4 gola ndaj St Joseph dhe duhet të përmbysin humbjen 0-1 ndaj Ballkanit nëse duan të mbërrijnë në playoff ku i pret një mes Santa Clara dhe Larne.
Nën drejtimin e trainerit Stephen Bradley ata barazuan pa gola ndaj Galway United duke ruajtur diferencën prej 10 pikësh në “Ireland Premier Division”.
Kthimi në “Tallaght Stadium” vjen pas 7 fitoresh e 3 barazimesh në 10 ndeshjet zyrtare në shtëpi. Rovers e mbajtën portën të paprekur në 4 ndeshjet e fundit në shtëpi dhe shpresojnë në ndihmën e mbrojtjes për të përmbysur dardanët.
Nga ana tjetër Ballkani kërkon kualifikimin e 3 në Conference League pas fazës së grupeve në edicionet 2022-23 dhe 2023-24.
Një sezon më parë u eleminuan (me penallti) në raundin e 3 nga Larne pas barazimit 1-1 në dy ndeshje. Më herët eleminoi 5-3 Floriana-n ndërsa javën e kaluar fituan ndeshjen e parë pas golit të Adetunji-t në 56’ në Prishtinë.
Në 4 transfertat e fundit, dardanët e Shehit kanë fituar 3 dhe barazuar 1 ndeshje. Formacionet e mundshme janë këto:
Shamrock Rovers: McGinty; Cleary, Lopes, Grace; Honohan, Nugent, Healy, Mandroiu, Watts; Grant, Gaffney
KF Ballkani: Golubovic, Smajli, Halili, Jashanica, Potoku; Deliu, Giovanni, Diene; Hamidi, Kryeziu, Adetunji
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



