Futboll

Drita provon të përfundojë atë që nisi në Bukuresht

Nga Gazeta Si – Pasi fitoi titullin në Kosovë sezonin e kaluar, Drita ëndërroi të ishte skuadra e dytë dardane në kompeticionet evropiane në vjeshtë.

Shpresa që morën një shtytje të madhe kur eleminuan Differdange-n në raundin e parë eleminator të Champions League.

Çka do të thotë se atyre ju duhet të kalojnë vetëm një tur që të arrijnë fazën e Ligës në Shtator. Copenhagen ishte një “kafshatë” e madhe për raundin tjetër në Champions League, por të besuarit e Zekirija Ramadanit u kujdesën që të mos pësonin më shumë se 3 gola në dy ndeshje.

Aktualisht kanë të garantuar një vend në playoff-in e Conference League. Raundi ku një sezon më parë u eleminuan nga Legia Warsaw.

Por pas ndeshjes së parë në Rumani, Drita ëndërron të vazhdojë në Europa League. Dardanët kryesuan 2-0 pas 25 minutave, përpara se të mundeshin 3-2 nga vendasit në Bukuresht.

FCSB ka një start problematik sezonale dhe vetëm ajo e një jave më parë është ndeshja që nuk humbën. Të besuarit e Elias Charalambous-s humbën një nga dy ndeshjet ndaj Inter Escaldes (Andorra) në raundin e parë kualifikues në Champions League.

Më pas humbën të dy ndeshjet me kuqezinjtë e Shkëndijës që plotësuan një seri negative prej 4 humbjesh rradhazi.

Në kampionat ndodhet në vendin e 12. Një paraqitje negative ndaj Drita-s në Prishtinë do të shtonte më shumë presionin ndaj skuadrës. Formacione e mundshme si më poshtë:

Drita: Maloku; B. Krasniqi, Bejtulai, Broja, Ovouka; Tusha, Dabiqaj, Limaj, Ajzeraj; Bl. Krasniqi, Manaj

FCSB: Tarnovanu; Cretu, Graovac, M Popescu, Pantea; Chiriches, Sut, O Popescu; Miculescu, Birligea, Cisotti


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë