Nga Gazeta ‘Si’- Ditën e enjte, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët, me vranësira mesatare hera – herës deri të dendura nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. Vranësirat në relievet malore nga orët e mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e tyre.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Valëzimi i detit pritet të jetë 1 deri në 2 ballë. Temperaturat do ulen lehtë ku maksimalja do jetë 36 gradë Celsius.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



