Futboll

Egnatia nuk humb kohë, prezanton Buric

Nga Gazeta Si – Këmben vendin e fundit në Slloveni për kampionët e Shqipërisë. Sulmuesi kroat, Nikola Burić lë Domžale-n për Egnatian ku zëvendëson Guindo-n.

28 vjeçari nga Zagreb u bashkua një vit më parë më Koper përpara se të transferohej te Domžale në Januarin e këtij viti.

Burić luajti 14 ndeshje për Domžale-n në “Telemach First League”, duke shënuar tre gola e shërbyer 2 asists.

Nga të cilat, 4 i përkasin këtij sezoni me 1 gol dhe 1 asist. Domžale aktualisht është në vendin e fundit pas 4 humbjeve, ironikisht në fundjavën që lamë pas, ajo u mund 1-3 në shtëpi nga Olimpija.

Buric mbërriti në vendin tonë dhe u prezantua nga dy here kampionët në fuqi, por nuk mund të luajë ndaj sllovenëve mbrëmjen e sotme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë