Nga Gazeta Si – Kampionët e Evropës kompletuan një përmbysje impresionuese përpara se të fitonin ruletën e 11 metërshave në “Uefa Super Cup” për ti mohuar Thomas Frank, trofeun e parë si trainer i Tottenham.
Spurs kryesuan 2-0 deri në 84’ ndaj Paris SG. Por zëvendësuesi Goncalo Ramos u ngrit nga stoli për të barazuar në 94’. Nëntë minuta më herët Kang in Lee që rihapi ndeshjen për francezët.
Për “gjelat” e Londrës kishin shënuar van de Ven (39’) dhe Romero (48’), një gol për çdo pjesë, ironikisht të barazlarguar në kohë nga ata të parizienëve.

Pas barazimit skuadrat shkuan direkt te 11 metërshat ku Vitinha e dërgoi topin jashtë por Goncalo Ramos, Dembele, Lee dhe Nuno Mendes e mposhtën njëri pas tjetrit, portierin Vicario.
Tek londinezët shënuan Solanke, Bentancur dhe Pedro Porro, por gabimet e Mathys Tel (gjuajti jashtë) dhe Micky van de Ven (u ndal nga Lucas Chevalier), iu kushtuan atyre trofeun e dytë evropian në 3 muaj.
Thomas Frank debutoi tek Tottenham në një Finale të cilën e humbi si zëvendësues Ange Postecoglou që u shkarkua vetëm 16 ditë pasi udhëhoqi Tottenham në fitoren 1-0 ndaj Manchester United në Finalen e Europa League.
Ndërkohë Paris SG la pas zhgënjimin e pësuar në Botërorin e klubeve ku u shkatërrua 3-0 nga Chelsea. Lojtari më i Mirë i mbrëmjes në Udine u shpall Dembele, që vazhdon të koleksionojë trofe në rrugën drejt Topit të Artë

Fituesit e Superkupës së Evropës
6 – Real Madrid
5 – Barcelona, Milan
4 – Liverpool
3 – Atletico Madrid
2 – Chelsea, Bayern, Ajax, Anderlecht, Valencia, Juventus
1 – PARIS SG, Sevilla, Porto, Manchester United, Dynamo Kyiv, Nottingham Forest, Aston Villa, Aberdeen, Steaua București, KV Mechelen, Parma, Lazio, Galatasaray, Zenit Saint Petersburg, Manchester City
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



