Moti

Temperaturat deri në 38 gradë Celsius

Nga Gazeta ‘Si’- Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s/ Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës era do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s.

Valëzimi i detit pritet të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë. Temperaturat do shkojnë deri në 38 gradë Celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë