Futboll

Crystal Palace bëri histori në ‘Community Shield’

Nga Gazeta Si – Crystal Palace e filloi sezonin me këmbë të mbarë në “Community Shield” në “Wembley Stadium”. Fituesit e “FA Cup” mundën 3-2 me penallti, kampionët e Premier League.

Në praninë e 82.645 shikuesve, skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 (Mateta 17′ dhe Sarr 77′ për Crystal Palace – Ekitike 4′ dhe Frimpong 21′ për Liverpool) përpara dorëzimit në ruletën e 11 metërshave.

Ekitike dhe Frimpong shënuan golat e parë me fanellën e Liverpool (pas transferimit nga Leverkusen).

Dean Henderson ishte heroi i londinezëve duke pritur penalltitë e Mac Allister dhe Elliot.

Ndërsa Mohamed Salah e çoi topin mbi traversë. 21 vjeçari Justin Devenny shënoi 11m e fitores kur mposhti portierin Alisson.

Crystal Palace që nuk kishte asnjë trofe madhor deri nê vitin 2025, fitoi 2 në 3 muajt e fundit në “Wembley Stadium”.

Si dhe u bë skuadra e parë në 50 vitet e fundit që fiton “Community Shield” në debutim. Për të fundit herë e kishte bërë Derby County në vitin 1975.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë