Futboll

‘Im bir më qortoi për Jasharin’

Nga Gazeta Si – Dardani që u transferua për 33.5 milionë euro nga Club Brugge te Milan, mund të kishte përfunduar te Inter.

Jo në këtë moment, por kur luante te Fc Luzern. Këtë e zbuloi Piero Ausilio (Drejtori Sportiv zikaltër).

Në intervistën e fundit për “La Gazzetta dello Sport” ai foli për kritikën e të birit kur Milan zyrtarizoi Ardon Jasharin.

“Të shpëtoi. Ta këshillova kur ishte te FC Luzern – më tha Niccolo” – u shpreh Ausilio që pranoi se Inter nuk mund ti blejë të gjithë më të mirët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë