Nga Gazeta Si – Më në fund pushimet mbaruan dhe në ishull është koha për trofeun e parë të sezonit 2025-26. Crystal Palace dhe Liverpool do të luajnë në Finalen e “FA Community Shield” të dielën në orën 16:00.
Diskutimi nëse kjo është një ndeshje e vërtetë zyrtare apo një miqësore e glorifikuar nuk do të mbarojë. Por të shohim se si vijnë dy finalistet e këtij sezoni.
Liverpool e bën diçka të tillë pas barazimit të 20 titujve kampionë në Premier League (aq sa Manchester United).
Ndërsa Crystal Palace fitoi në mënyrë sensacionale, trofeun e parë madhor ndaj Manchester City-t (1-0 në Finalen e FA Cup në Maj).
“The Reds” do të luajnë të katërtën “Community Shield” në 7 vitet e fundit. Po aq sa ata zhvilluan në 28 vitet paraardhëse.
Ata u mundën me 11 metërsha në 2019 (vs Man City-t) dhe 2020 (vs Arsenal) por e fituan trofeun në 2022 kur mundën City-n, 3-1 në “King Power Stadium”.

Crystal Palace do të debutojë në “Community Shield” dhe statistikat i ka kundër. Të paktën 4 skuadrat e fundit debutuese, nuk e kanë fituar kompeticionin në paraqitjen e parë.
Dy prej tyre u mundën pikërisht nga Liverpool (Southampton në 1976 dhe Wimbledon në 1988). Liverpool është favorite për triumfin në kohën e rregullt (54.9% sipas simulimeve të Opta).
Por fituesit në fuqi të “FA Cup” triumfuan në 7 nga 9 edicionet e fundit. Kjo është hera e parë që këto dy skuadra ndeshen në “Wembley Stadium”.
Palace ka fituar vetëm 1 nga 16 ndeshjet e fundit ndaj Liverpool në të gjitha kompeticionet (3B – 12H), 1-0 në “Anfield” në Prill të 2024 në Premier League.
Sezonin e kaluar Liverpool fitoi 1-0 në “Selhurst Park”, përpara barazimit 1-1 në javën e fundit në “Anfield” ku “Reds” morën trofeun e Premier League.
Formacionet e mundshme
– Crystal Palace: Dean Henderson, Chris Richards, Maxence Lacroix, Marc Guéhi, Daniel Muñoz, Tyrick Mitchell, Adam Wharton, Daichi Kamada, Ismaïla Sarr, Eberechi Eze, Jean-Philippe Mateta.
Trainer: Oliver Glasner
– Liverpool: Alisson, Jeremie Frimpong, Ibrahima Konaté, Virgil van Dijk, Milos Kerkez, Ryan Gravenberch, Dominik Szoboszlai, Florian Wirtz, Mohamed Salah, Cody Gakpo, Hugo Ekitiké.
Trainer: Arne Slot
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



