Moti

Temperaturat shkojnë deri në 37 gradë

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Në zonat malore priten vetëm vranësira të pakta e kalimtare.

Ndërkohë, temperaturat priten të shkojnë deri në 37 gradë në Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit hera-herës do të arrijë 8-12 m/sek, duke krijuar dallgëzim të forcës 1-2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë