Bota

Netanyahu i zhgënjyer me vendimin e Gjermanisë për të mos dërguar armë drejt Izraelit: Po shpërblen terrorizmin e Hamasit

Në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ishte thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i qeverisë gjermane për të ndaluar eksportet e armëve që mund të përdoren në operacionet ushtarake në Gaza.

Sipas një deklarate nga zyra e tij, ky veprim përbën një “embargo të konsiderueshme” kundër Izraelit.

“Në vend që të mbështesë luftën e drejtë të Izraelit kundër Hamasit, i cili kreu sulmin më të tmerrshëm ndaj popullit hebre që nga Holokausti, Gjermania po shpërblen terrorizmin e Hamasit duke vendosur një pezullim transportimi armësh drejt Izraelit”, thuhet në deklaratë.

Zyra e kryeministrit izraelit theksoi gjithashtu se qëllimi i Izraelit nuk është të pushtojë Rripin e Gazës, por ta “çlirojë atë nga Hamasi dhe të krijojë kushtet për krijimin e një qeverie paqësore” në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë