Bota

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e liderit të Venezuelës, Nicolas Maduro

Gazeta Si – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ofrojnë 50 milionë dollarë për këdo që ofron informacione që çojnë në arrestimin e presidentit venezuelan, Nicolás Maduro.

Një shpërblim i hershëm është vendosur për të dhe administrata e Donald Trump e ka dyfishuar atë nga 25 milionë dollarët fillestarë.

Shuma ishte rritur tashmë në janar, përpara se Trump të merrte detyrën dhe pikërisht kur Maduro u betua për mandatin e tij të tretë si president.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi e justifikoi rritjen e shpërblimit duke pretenduar se Maduro është “i lidhur drejtpërdrejt me kontrabandën e drogës”, një akuzë që Donald Trump e ka mbajtur që nga mandati i tij i parë.

Maduro e ka qeverisur vendin në mënyrë autoritare për vite me radhë dhe marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës kanë qenë prej kohësh të tendosura pikërisht për këtë shkak.

Gjatë mandatit të Joe Biden, Shtetet e Bashkuara pezulluan sanksionet mbi eksportet e energjisë nga Venezuela.

Këto sanksione u vendosën fillimisht për shkak të mungesës së zgjedhjeve demokratike dhe ishin veçanërisht ndëshkuese sepse ekonomia e Venezuelës varet nga nafta.

Në vitin 2024, sanksionet u rivendosën kur Maduro dhe opozita nuk arritën një marrëveshje për të mbajtur zgjedhje demokratike.

Donald Trump më pas i shtrëngoi ato, pavarësisht se kishte ringjallur marrëdhëniet me Maduron, veçanërisht për shkak të riatdhesimit të emigrantëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë