Futboll

Tre gola në transfertë për të ruajtur shpresat e kualifikimit

Nga Gazeta Si – Skuadrat shqiptare luajtën mbrëmë ndeshjet e para të raundit të 3 kualifikues në Europa dhe Conference League.

Dy humbje minimale (ku dardanë dhe shqiptarë shënuan të parët), një fitoren e tillë dhe një barazim pa gola (në inferioritet numerik) ruajnë të gjalla shpresat për vazhdimin e rrugëtimit evropian në “playoff”.

Egnatia i rezistoi dy kartonave të verdhë të Fangajt për të ndaluar Olimpija Ljubljanën (që humbi dhe një 11m) në shtëpi. Sllovenët duken një kundërshtar i kalueshëm një javë më pas në Rrogozhinë.

Dinamo City zhbllokoi sfidën me golin e Devi Bregut (që befasoi median sportive vendase) dhe u kthye në avantazh pas pushimit.

Por Hajduk ja doli të barazonte dhe përmbysnte miqtë në pjesën e dytë. Blutë kryeqytetas kanë ende shpresa të mëdha, për mënyrën si u zhvillua ndeshja në Split.

Ballkani duket në rrugë të mbarë për në “playoff” pas fitores 1-0 ndaj Shamrock Rovers.

Irlandezët rezistuan vetëm një pjesë por në të dytën ishte Adetunji që zhbllokoi shifrat.

7 ditë më pas, Ballkani do të provojë të vazhdojë rrugën drejt kualifikimit të 3 në fazën finale të Conference League (dy herë mori pjesë në grupe, kërkon të parën fazë të Ligës).

Dy herë shënoi edhe Drita në Rumani (Tusha dhe Manaj, një gol për cdo pjesë) dhe mund të ishte larguar me barazimin 2-2, nëse vendasit e FCSB nuk do të gjenin golin e fitores në 4’ shtesë.

Një javë më pas në “Fadil Vokrri”, kampionët e Kosovës do të japin gjithcka për të kaluar më tej ndaj rumunëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë