Nga Gazeta ‘SI’- Një bankë turke do t’i shtohet tregut bankar vendas.
Banka e Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e bankës Ziraat Bank, që të operojë në Shqipëri.
Dega e bankës së huaj që ka marrë miratimin paraprak për licencë, brenda 12 muajve nga data e këtij vendimi, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë, shprehet Banka e Shqipërisë.
Ziraat operon kryesisht në fushën e bujqësisë dhe hyrja e kësaj banke në tregun vendas duket se përputhet me objektivat e BSH-së dhe qeverisë, për të rritur financimin e zonave rurale dhe sipërmarrjeve bujqësore. Ziraat ka qendër Turqinë por operon dhe në Mbretëri të Bashkuar, Bullgari, Greqi, Kosovë etj.
Ziraat është banka e parë në gati dy dekada që merr një licencë nga BSH.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



