Gazeta Si – Dy vëllezër janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë kërcënuar me armë zjarri një person me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta në zonën e “Kthesës së Kamzës”.
Policia tha se në pranga kanë rënë Ledio dhe Ronaldo Matranxhi, respektivisht 27 dhe 25 vjeç. Mësohet se Ledio Matranxhi kishte kërcënuar me armë zjarri një 32 vjeçar pas një konflikti që kishte patur me të.
Gjatë arrestimit të 27-vjeçarit, në makinë u kap edhe vëllai i tij, i cili dyshohet se ka fshehur armën e zjarrit tip pistoletë.
Pas kontrolleve në banesën e 27-vjeçarit, policia gjeti armën e përdorur prej tij pas konfliktit, e cila ishte gati për qitje me fishek në fole.
Ka qenë vetë qytetari 32-vjeçar që u kërcënua me armë, ai i cili bëri denoncimin në polici dhe filmoi ngjarjen.
Sipas pamjeve, i dyshuari Ledio Matranxhi doli nga makina dhe shpërtheu në ofendime, duke mbajtur në dorë edhe pistoletën me të cilën e kërcënoi. Më pas u largua.
Policia që u vendos menjëherë në lëvizje, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjeti armën e zjarrit, dhe një sasi municioni luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po kështu u sekuestrua edhe automjeti i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


