Nga Gazeta Si – Shkëndija do të provojë të shfrytëzojë faktorin fushë kur të presë Qarabag sot në “Tose Proeski Arena” për ndeshjen e parë të raundit të 3 kualifikues në “UEFA Champions League”.
Të dyja skuadrat kanë arritur fitore brenda dhe jashtë në raundin paraardhës ku “Ballistët” eleminuan FCSB 3-1 pas 180 minutave ndërsa gjigandët nga Azerbaixhani u kualifikuan ndaj Shelbourne pas shifrave të përgjithshme 4-0.
Ecuria e Shkëndijës deri tani nuk ka kaluar pa rënë sy pasi është vetëm hera e dytë që kjo skuadër mbërrin në turin e 3 paraeleminator. Në turin e parë eleminuan jo pa vështirësi uellsianët e TNS.
Madje në ndeshjen e dytë sfida kërkoi kohën shtesë. Ndërsa triumfi ndaj FCSB, bëri më shumë jehonë pasi u arrit ndaj një klubi me histori në fazë grupesh. Fitorja 1-0 në Tetovë mund të konsiderohej e rastësishme po ajo 2-1 në Bukuresht çimentoi kualifikimin e merituar të djemve të Jeton Beqirit.
Qarabag nga ana tjetër ka justifikuar parashikimet në sezonin e 11 në eleminatoret e Champions League ku kërkojnë kualifikimin e dytë në Fazën e Ligës tashmë (faza e grupeve deri dy sezone më parë).
Më herët luajtën në grupet e sezonit 2017-18. Ata e filluan nga raundi I dytë ku eleminuan irlandezët e Shelbourne. Të besuarit e Gurban Gurbanov kanë 3 fitore në 4 ndeshjete fundit zyrtare dhe duan fitoren e dytë në transfertë pas asaj në Dublin.
Herën e fundit në këtë raund, ata eleminuan Ludogorets në shifrat 8-4, madje pas humbjes së ndeshjes së parë në shtëpi. Por nuk arritën të shkojnë në grupe pasi u eleminuan nga Dinamo Zagreb.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



