Bota

Netanyahu merr vendimin: Do pushtojmë plotësisht Gazën! Media: Trump është dakord

Izraeli ka marrë vendimin që të pushtojë Rripin e Gazës, ndërsa sipas mediave izraelite, Trump është dakord me operacionin, që deklarohet se do bëhet me qëllim për të goditur Hamasin përfundimisht.

“Ne do ta pushtojmë Rripin e Gazës. Vendimi është marrë”, tha një zyrtar i lartë nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu, informon “La Republica”.

Më shumë se 600 zyrtarë izraelitë të sigurisë i kanë shkruar Trump për t’i kërkuar atij që të bëjë presion ndaj Netanyahut për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, sipas burimeve mjekësore, të paktën pesë civilë u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën të hënën në një sulm izraelit me dron ndaj një grupi punëtorësh humanitarë pranë rrethrrotullimit Al-Tawam në Rripin verior të Gazës. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve palestineze Wafa.

Dhe Ministria e Shëndetësisë në Gaza raporton se 5 persona të tjerë kanë vdekur nga uria në 24 orët e fundit. 

“Të paktën 250 kamionë ndihma humanitare në ditë në Rripin e Gazës si parakusht për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve,” tha Hamasi sipas Jerusalem Post.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë