Nga Gazeta Si- Gërmimet arkeologjike në kalanë e Argjirosë në Gjirokastër kanë nxjerrë në pah zbulimet e para.
Zbulimet e para përfshijnë gjurmë të një kulle të periudhës së antikitetit të vonë, ndërsa punimet gjithashtu kanë nxjerrë në dritë skeletin e një kali dhe të një luftëtari pranë tij.
Në fazën përmbyllëse të kërkimeve është zbuluar skeleti i një mashkulli, i vendosur brenda një strukture murale të periudhës së antikitetit të vonë, ndërkohë që në afërsi të saj është zbuluar edhe skeleti i një kali.


Sipas specialistëve, kjo strukturë mendohet t’i përkasë një ndërtimi fortifikues më të hershëm, ndoshta të shekullit VI të erës sonë, i cili më vonë është dëmtuar dhe është përdorur si bazë për ndërtimet e periudhës mesjetare.
Ndërkohë, janë zbuluar edhe objekte arkeologjike të periudhës së Bronzit të Mesëm dhe të Vonë, që dëshmojnë për fazat më të hershme të ndërtimit dhe funksionit të kalasë së Gjirokastrës.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



