Moti

Rriten temperaturat, shkojnë deri në 35 gradë

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Termometri do rritet gjatë ditës, duke shkuar deri në 35 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. 

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut, me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe lugina, herë pas here, era do të intensifikohet deri në 10 m/s.

Sa i përket detit, pritet një valëzim i ulët, me forcë 1 deri në 2 ballë, duke e bërë të favorshme lundrimin dhe aktivitetet detare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë