Nga Gazeta Si – Pas Shkëndijës (UCL) dhe Dritës (UEL), Egnatia, Ballkani dhe Dinamo City do të luajnë në turin e 3 të Conference League duke e shndërruar mesjavën që lamë pas në një “Manita” mbarëshqiptare. Nuk ja dolën të vazhdonin më tej Vllaznia (u eleminua në kohën shtesë nga Vikingur, 4-2),
Prishtina (u eleminua nga Larne, 4-5 pas ruletës së 11 metërshave) dhe Decic (u eleminua nga Rapid Ëien, 2-6). Më e lehtë ishte për skuadrat e kualifikuara të cilat kishin hedhur një hap të rëndësishëm që në ndeshjet e para.
Dy fitore për Egnatia në harkun e 7 ditëve për shifrat e pastra 3-0 ndaj Dinamo Minsk e vënë përballë sllovenëve të Olimpija Ljubljana në turin e tretë.
Një kualifikim i vendosur në Andorra për blutë e kryeqytetit që zhvilluan një shëtitje në shtëpi (1-2, 1-1) përpara “misionit të pamundur” ndaj Hajduk Split.
E njëjta gjë vlejti edhe për Ballkanin (4-2, 1-1 ndaj Floriana-s) që do të vazhdojë rrugën ndaj Shamrock Rovers.
- UEFA Champions League
Shkëndija (NMK) – Qarabağ (AZE) 5-12 Gusht
- UEFA Europa League
FCSB (ROM) – Drita (KOS) 7-14 Gusht
- UEFA Europa Conference League
Olimpija Ljubljana (SLO) – Egnatia 7-14 Gusht
Hajduk Split (CRO) – Dinamo City
Ballkani (KOS) – Shamrock Rovers (IRL)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



