Gazeta Si – Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Borsh, pranë Himarës. Ngjarja është regjistruar pas mesnatës, rreth orës 02:00 të 31 korrikut në një lokal.
Pas një konflikti mes disa personave, një 42-vjeçar ka plagosur me armë zjarri automatike 33-vjeçarin nga Kruja. Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka vënë në pranga autorin.
Po ashtu janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë të përfshirë në konflikt.
“Grupi hetimor, i përbërë nga specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, gjetjen e armës së zjarrit të dyshuar të përdorur dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




