Granit Xhaka është një futbollist që pothuajse ka marrë gjithcka nga futbolli. Ka qënë Kapiten në derbit e Veriut të Londrës. Ka udhëhequr Kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.
Udhëhoqi Leverkusen drejt titullin të parë në histori në sezonin ku humbi një ndeshje dhe ishte pranë fitores së 3 titujve. Sot u zyrtarizua te Sunderland, aventurë që e konsideron si sfidën më të madhe të karrierës.




Një “Leader” i lindur, personalitet i poadiskutueshëm dhe prezencë komanduese në fushë. Xhaka ja ka dalë të menaxhojë nivele të ndryshme presioni në karrierë deri tani dhe e di se cfarë duhet për fitimin e trofeve dhe titujve.
Në Premier League kaloi 7 sezone ku Xhaka me fanellën e Gunners luajti 225 ndeshje, pa harruar paraqitjet e shumta në Champions League dhe Europa League.
U kthye në Angli pas dy sezoneve të Bayer Leverkusen, ambicioz me dëshirën për të vazhduar të bëjë tifozët të ndihen krenarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



