Nga Gazeta ‘SI’ – Numri i abonentëve të shërbimeve celulare ka rënë me 4.2% në tremujorin e parë të vitit 2025, duke numëruar gjithsej 3.2 mln karta SIM aktive.
Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë të njëjtës periudhë arriti në rreth 2.4 milionë që përbën një rënie me rreth 2.2%.
Edhe numri i përdoruesve të internetit ra në 2 mln ose -3.4% nga fundi i 2024-s.
Të dhënat e AKEP tregojnë se shqiptarët folën më pak minuta në celular në fillim të vitit 2025, 974 mln, me rënie 9.3%. Në rënie raportohet edhe numri i mesazheve, 88 mln, që përbën një rënie me 10% krahasuar me fundin e 2024-s.
Sasia e internetit në rrjetet celuare gjatë T1 2025 ishte rreth 56 Milion GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur mesatarisht rreth 9.21 GB Internet në muaj në T1 2025, që përbën një rritje me 3%. Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2025 ishte: 134 minuta dalëse, 12 SMS dhe 9.21 GB Internet.
Të ndarë sipas kompanive, One Albania vijon të dominojë tregun me 1.64 mln SIM ndërsa Vodafone me 1.6 mln. Të dyja kompanitë kanë përjetuar rënie të njëjtë gjatë periudhës, rreth 4.3%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



