Futboll

Veteranët e Bundesliga-s

Nga Gazeta Si – Werder Bremen dhe Borussia Dortmund janë dy ndër skuadrat historike në futbollin gjerman. Vërtetë ato nuk kanë skeptrin e më të suksesshmes në Bundesliga, por sërish janë në histori për statistika të tjera ndër vite.

Sot do t’ju njohim me lojtarët më të vjetër ose veteranët që kanë luajtur në Gjermani. Kështu Werder Bremen ka 3 prej tyre mes Top10, ndjekur nga dy të Borussia Dortmund.

Shumica e tyre janë portierë, ndërsa nuk mungojnë edhe lojtarët përpara tyre. Vetëm njëri ka arritur moshën 43 vjeç në fushë, dy prej tyre festuan 42 vjetorin në aktivitet.

Vetëm një luajti deri në moshën 41 vjeçare dhe 6 të tjerët nuk ishin më shumë se 40 vjeç. Më poshtë gjeni emrat e veteranëve në futbollin e panzer’ave:

1-Klaus Fichtel (Schalke 04) 43 vjeç
2-Ulrich Stein (Hertha Berlin) 42
3-Harald Schumacher (Borussia Dortmund) 42 vjeç
4-Claudio Pizarro (Werder Bremen) 41 vjeç
5-Miroslav Votava (Werder Bremen) 40 vjeç
6-Bernd Dreher (Bayern Munchen) 40 vjeç
7-Jens Lehman (Borussia Dortmund) 40 vjeç
8-Manfred Burgsmuller (Werder Bremen) 40 vjeç
9-Makoto Hasebe (Eintracht Frankfurt) 40 vjeç
10-Claus Reitmaier (Borussia M’gladbach) 40 vjeç


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë