Nga Gazeta ‘Si’- Një sherr me thika raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar.
Sipas informacioneve të para, konflikti ka ndodhur në një berberhane, për motive të dobëta, mes një kursanti dhe klienti.
I riu me iniciale M.SH., mësohet se është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, pasi ka marrë plagë pranë zemrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin, 24-vjeçarin me iniciale Sh. S., ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.





