Bayer Leverkusen lejon Xhakën të udhëtojë drejt ishullit ku do të kryejë vizitat mjekësore pas dakordësisë së arritur me Sunderland. “Black Cats” do të paguajnë rreth 17 milionë paund në total (13 milionë paundë tani dhe 4 milionë të tjera bonus). Një javë më parë Sunderland arriti marrëveshjen me ish Kapitenin e Arsenal për 3 sezonet ardhshme duke shpresuar në impaktin e menjëhershëm në mesfushën e “Mackems”. Për të bindur Leverkusen ta lërë atë të lirë, Sunderland e rriti ofertën e parë në 7 milionë paund. Xhaka luajti 33 ndeshje në Bundesliga sezonin e kaluar duke shënuar dy gola e shërbyer për 7 të tjerë.

Ai ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës që fitoi titullin e parë në historinë e klubit në sezonin që Leverkusen fitoi edhe Kupën e Gjermanisë dhe pësoi vetëm 1 humbje. Atë ndaj Atalantës në Finalen e Europa League. Përpara kthimit në Bundesliga, Xhaka zhvilloi 297 ndeshje me Arsenal-in ku shënoi 23 gola dhe shërbeu për 26 të tjerë. Javën e kaluar, Erik ten Hag u pozicionua kundër largimit të Xhakës, të cilit Drejtori Sportiv Rolfes, ia hapi derën për një ofertë të kënaqshme. Në karrierën e tij Xhaka ka luajtur 137 ndeshje me fanellën e Zvicrës ndërsa Leverkusen humbet një tjetër emër të rëndësishëm pas Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong te Liverpool si dhe Jonathan Tah te Bayern Munich. Ndërsa Sunderland ka shpenzuar 107 milionë paundë për 6 lojtarë në merkaton e kësaj vere.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



