Gazeta Si – Një 29-vjeçar, i cili më 31 dhjetor 2024, ishte arratisur nga komisariati i Elbasanit, u arrestua në Kavajë.
I riu u kap bashkë me një 46-vjeçar nga Durrësi. Shkak u bënë dy vjedhje në zonën e Kavajës.
“Nga hetimet dhe provat e siguruara (përfshirë pamjet filmike), ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur shuma parash në një banesë dhe në një automjet, në fshatin Qerret, Kavajë”, njoftoi policia.
29-vjeçari u arratis bashkë me një person tjetër ditën e 31 dhjetorit pasi u njohën me masat e sigurisë. Në momentin kur po ktheheshin në ambientet e paraburgimit ata ikën me vrap.
Teksa tjetri u kap, 29-vjeçari u largua duke i shpëtuar policëve për 7 muaj me radhë. Edhe herën e parë ai ishte arrestuar për një vepër penale që ka të bëjë me vjedhjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




