Futboll

Bis anglez për Evropianin, revansh për Botërorin e humbur!

Anglia çimentoi vendin e saj në histori pas fitores ndaj Spanjës duke mbrojtur titullin në Evropian në Finalen e “Euro 2025”. Chloe Kelly që shënoi golin e fitores në Finalen e “Euro 2022” në “Wembley” ishte sërish heroina e mbrëmjes zvicerane pasi konvertoi 11 metërshin deçiziv ndaj Spanjës. Më herët Hannah Hampton priti dy nga tre 11 metërshat e sfumuar prej iberikeve. Kjo ishte hera e parë që Anglia fiton një trofe madhor jashtë ishullit ndërsa Sarina Wiegman që fitoi titullin e 3 rradhazi evropian (me dy skuadra të ndryshme), shkruajti emrin e saj në Librin e Artë të futbollit. “Lionesses” u bënë skuadra e parë që fiton një Evropian duke qënë në disavantazh në pjesën e parë. Mariona Caldentey zhbllokoi rezultatin duke kaluar Spanjën në avantazh.

Agyemang, Bonmati, Gonzalez dhe Hampton

Duke ardhur nga stoli, Kelly (zëvendësoi Lauren James) shërbeu për Alessia Russo-n që barazoi 1-1. Koha e rregullt u mbyll me të njëjtat shifra, që nuk ndryshuan as pas 30 minutave të kohësh shtesë. Nga pika e bardhë, Mead dhe Williamson humbën 11 metërshat për Anglinë ndërsa Mariona, Bonmati dhe Paralluelo (dy të parat u ndalën nga Hampton) humbën 11 metërshat për Spanjën. Përveç konfirmimit si Kampione e Evropës, Anglia mori revanshin ndaj Spanjës për Finalen e humbur të Botërorit të fundit. Lojtarja më e Mirë e turneut u shpall Aitana Bonmati (Spanja), Lojtarja e re më e Mirë u shpall Michelle Agyemang (Angli). Shënuesja më e Mirë u shpall Esther González (Spanjë) me 4 gola. Ndërsa Hannah Hampton (Angli) u shpall Lojtarja e Ndeshjes.

  • Fitueset e titullit evropian për femra
    8 tituj – Gjermania
    2 tituj – Norvegjia, ANGLIA
    1 titull – Suedia, Holanda

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë