Futboll

Evropiani i femrave në futboll – Revansh anglez, apo ‘bis’ spanjoll?

Nga Gazeta Si – Rruga e Anglisë drejt titullit në vitin 2022 ishte një marshim, 6 ndeshje, 6 fitore dhe vetëm 2 gola të pësuar. Ndërsa mbrojtja e titullit mund të krahasohet me një karusel ku humbën ndeshjen e parë ndaj Francës, ndërsa u kthyen me fitore impresionuese ndaj Holandës dhe Uellsit. Në ndeshjet me eleminim direkt kaluan Suedinë dhe Italinë. Dicka që Sarina Wiegman arriti ta menaxhojë mirë në fushë dhe në stol. Ndërkohë Spanja ka zhvilluar një turne dominues që nga fillimi, shënoi 14 gola në 3 ndeshjet e grupit dhe më pas “La Roja” u vu në provën që e kaloi me sukses në ndeshjet KO. Eleminoi fillimisht Zvicrën vendase dhe për Finalen e parë evropiane, kaloi nënkampionen e vitit 2022, Gjermaninë.

Fitorja ndaj “Lionesses” në Finalen e Kupës së Botës në vitin 2023, mund ti japë Spanjës një avantazh të lehtë psikologjik për trofeun e rradhës pas “2024 UEFA Women’s Nations League”. Nga viti 2017, kjo është finalja e 5 rradhazi për holandezen që drejton Anglinë. Sarina Wiegman u shpall Kampione e Evropës (2017) dhe nënkampione e Botës (2019) në drejtimin e Holandës. Gjithashtu është Kampione e Evropës (2022) dhe nënkampione e Botës (2023) me Anglinë. Wiegman dhe “Lionesses” kërkojnë reavanshin për Finalen e fundit të humbur në botëror, ndërsa Spanja luan për “bis”, trofeun e dytë rradhazi në futbollin e femrave.  

Formacionet e mundshme
Anglia:
Hampton; Bronze, Williamson, Morgan, Greenwood; Toone, Walsh, Stanway; James, Russo, Hemp

Spanja: Cata Coll; Batlle, Paredes, Aleixandri, Olga; Bonmatí, Patri, Alexia; Mariona, Pina, Esther González

  • Finalet e mëparshme 
    1984 Suedi 1–1 England (4–3 me penallti)
    1987 Norvegji 2-1 Suedi
    1989 Gjermania Perëndimore 4-1 Norvegji
    1991 Gjermani 3–1 Norvegji pas kohës shtesë
    1993 Norvegji 1–0 Itali
    1995 Gjermani 3–2 Suedi
    1997 Gjermani 2–0 Itali
    2001 Gjermani 1–0 Suedi me “golden goal”
    2005 Gjermani 3–1 Norvegji
    2009 Gjermani 6–2 Angli
    2013 Gjermani 1–0 Norvegji
    2017 Holandë 4–2 Danimarkë
    2022 Angli 2-1 Gjermani pas kohës shtesë

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë