Nga Gazeta Si – Ter Stegen vendos të operohet në shpinë dhe menjëherë ka një kontradiktë mes mjekëve dhe drejtuesve katalanas për kohën e rekuperimit. Mjekët mendojnë se Ter Stegen do të rifillojë stërvitjen pas 3 muajve ndërsa Barcelona i druhet periudhës 4-5 muaj. Një tjetër goditje kjo për ter Stegen që e sheh veten si numri 3 pas blerjes së Joan Garcia-s dhe rinovimit të veteranit Wojciech Szczesny. Megjithatë ai ka si objektiv të rikthehet dhe luftojë për vendin e tij te Barcelona. Katalanasit janë befasuar nga vendimi i Kapitenit gjerman, pasi në këtë moment ata nuk e kanë të sigurtë rregjistrimin e Joan Garcia-s për shkak të problemeve financiare.

Përveç katalanasve operacioni i ter Stegen do të ndikojë edhe te Gjermania që do të luajë 4 ndeshje pa të. 33 vjeçari do të mungojë në eleminatoret ndaj Sllovakisë, Irlandës së Veriut dy herë dhe Luksemburgut. Julian Nagelsmann mund ta ketë sërish në dispozicion në muajin Nëntor pas ter Stegen përveç kthimit te Barca ka si objektiv edhe botërorin e ardhshëm. Për ti realizuar ai sapo ka filluar një garë me kohën.
Historiku i dëmtimeve të Marc-Andre ter Stegen
2020/21 – 104 ditë mungesë për dëmtim në gju
2023/24 – 86 ditë mungesë për dëmtim në shpinë
2024/25 – 214 ditë mungesë për dëmtim në tendinë
2025/26 – 100 ditë mungesë për dëmtim në shpinë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



