Bota

Franca do njohë Palestinën, Netanyahu: Shpërblen terrorizmin! SHBA: Vendim i pamatur

Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron.

Kështu, Franca do të bëhet shteti i parë anëtar në grupin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) që merr këtë hap.

Përmes një postimi në X, Macron ka thënë se njoftimi zyrtar do të bëhet në takimin e përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Pas lajmit, ka reaguar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i cili dënoi menjëherë vendimin francez, i cili, shkroi në një deklaratë, se “shpërblen terrorin”.

“Një shtet palestinez në këto kushte do të ishte një trampolinë për shfarosjen e Izraelit, jo për të jetuar në paqe pranë tij”, komentoi Netanyahu.

Edhe Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar planin e presidentit francez për të njohur një shtet palestinez. Qëndrimi u bë me dije nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili u shpreh se vendimi është i pamatur dhe i shërben vetëm propagandës së Hamasit.

“Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë me forcë planin e Emmnuel Macron për të njohur një shtet palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky vendim i pamatur i shërben vetëm propagandës së Hamasit dhe pengon paqen. Është një shuplakë në fytyrë për viktimat e 7 tetorit.”, shkroi Rubio.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë