Ka ndodhur

Ngriti ‘shtëpi bari’ në Spanjë, kapet në Golem 54 vjeçarja shqiptare

Gazeta Si – Një 54-vjeçare me inicialet V.B., është arrestuar në Golem pasi rezultonte se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim droge dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Gjykata e Sabadell në Spanjë më 30 qershor të këtij viti kishte caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas kodit penal spanjoll, dënimi për këto vepra penale mund të jetë deri në 6 vite burg. Pas arrestimit të 54 vjeçares, kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj drejt Spanjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë