Ka ndodhur

Vdes në QSUT i paraburgosuri, u arrestua 1 javë më parë për prodhim armësh

Një i paraburgosur, Besnik Koçiu, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në ambientet e QSUT-së.

Mësohet se Koçiu ishte në qendrën e paraburgimit ‘Jordan Misja’ në kryeqytet, në hetim për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”.

Koçiu u gjet pa ndjenja në qelinë e tij rreth orës 07:00 dhe megjithëse u transportua në spital dhe mori trajtim mjekësor, nuk arriti të mbijetonte.

Koçiu në momentin e pranimit në institucion ka deklaruar se vuante nga Diabet Mellitus, Hipertension Arterial dhe një AVC ishemik të kaluar rreth gjashtë muaj më parë, për të cilat kishte terapi të vazhdueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë