Futboll

Xhaka në gjurmët e Canës

Nga Gazeta Si – Sunderland është pranë marrëveshjes me Bayer Leverkusen për transferimin e Granit Xhakës te “Black Cats”. Sipas lajmeve nga Gjermania, dy klube janë në bisedime të avancuara për ish kapitenin e Arsenal. Vetë Xhaka ka rënë dakort me ofertën e klubit të ri për 3 sezone. Sunderland ka shpenzuar 107 milionë paundë për 6 lojtarë deri tani. Nga Brighton erdhi Simon Adingra, por Granit Xhaka do të ishte një transferim stratosferik. Arsene Wenger dhe Mikel Arteta e kishin atë si lojtarin kryesor në mesfushë, pavarësisht periudhës së vështirë nën drejtimin e Unai Emery. Stabiliteti i tij ishte vital për Bayer Leverkusen në fitimin e titullit të parë në histori dhe Kupës së Gjermanisë, brenda një sezoni. Granit Xhaka që më herët u lidh me një transferim në Serie A apo dhe Saudi Pro League, tani duket se do të jetë shqiptari i dytë në historinë e “Black Cats”. Lorik Cana luajti 31 ndeshje me Sunderland në sezonin 2009-2010.

  • Transferimet e Sunderland deri tani:
    Simon Adingra – nga Brighton për 20.5 milionë paund
    Habib Diarra – nga Strasbourg për 30 milionë paund
    Enzo Le Fee – nga Roma për 20 milionë paund
    Noah Sadiki – nga Union Saint-Gilloise për 17.5 milionë paund
    Reinildo Mandava – nga Atletico Madrid në parametra zero
    Chemsdine Talbi – nga Club Brugge për 19 milionë paund
    Tommy Watson – te Brighton për 10 milionë paund
    Jobe Bellingham – te Borussia Dortmund për 32 milionë paund
    Nathan Bishop – te AFC Wimbledon në parametra zero
    Adil Aouchiche – te Aberdeen i huazuar

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë