Treg

328 makina për 1.000 banorë/ Shqiptarët fanatikë të firmave gjermane, por me origjinë nga Koreja

Nga Gazeta ‘SI’ – 47.459 mjete janë regjistruar për herë të parë në Shqipëri për 6-mujorin e parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Transportit Rrugor totali i mjeteve aktive në vend kalon 1 milionë. Regjistrimet janë rritur me 140% nga një vit më parë dhe dominojnë autoveturat, pra makinat personale.

Koreja e Jugut vazhdon të jetë importuesi kryesor i mjeteve në Shqipëri me 20.5%, ndjekur nga Gjermania 15.5% dhe Italia 16%. DPSHTRR njofton se 8.8 mijë mjete të regjistruara janë të prodhuara në 3 vitet e fundit, duke ndihmuar kështu në rinovimin e flotës së mjeteve në qarkullim.

Nga ana tjetër, INSTAT ka publikuar të dhënat e vitit të shkuar, ku raporton se numri i autoveturave është ritur në 328 për 1.000 banorë nga 292 në vitin 2023.

Të dhënat tregojnë se Qarku i Tiranës ka numrin më të madh të mjeteve rrugore me 34.8%, i ndjekur nga Durrësi dhe Fieri. Durrësi ka numrin më të lartë të autoveturave për 1.000 banorë (483).

Dy market më të përhapura mbeten Volkswagen dhe Mercedes-Benz mbeten markat më të përdorura të autoveturave. Sipas INSTAT 72,9% e autoveturave përdorin naftë, ndërsa përdorimi i autoveturave elektrike është rritur me 2 herë, krahasuar me vitin 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë