Ka ndodhur

Gota dhe shishe qelqi ndaj njëri-tjetrit, konflikt në një lokal nate në Palasë

Gazeta Si – Një sherr mes dy personave ndodhi në një lokal nate në Palasë të Himarës. Policia thotë se në sherr një 31-vjeçar dhe një 34-vjeçar, të cilët kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndaj tyre ka nisur një procedim penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit F. P., 34 vjeç, rezident në Itali, dhe Xh. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”: Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me një konflikt të ndodhur në një lokal nate, në Palasë, më datë 19.07.2025, rreth orës 02:45, nga verifikimet rezultoi se për motive të dobëta, këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë hedhur në drejtim të njëri-tjetrit gota dhe shishe qelqi, duke shkaktuar tension në ambient, largim të klientëve të tjerë si dhe dëme materiale në lokal. Të dy shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pësuar dëmtime trupore dhe nuk kanë depozituar kallëzim penal ndaj njëri-tjetrit”, – thotë policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë