Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët gjatë natës lokali në Korçë

Gazeta Si – Një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës tre të mëngjesit të kësaj të shtune.

Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në rrjetin elektrik të objektit. Për fikjen e tij u angazhuan tre mjete zjarrfikëse dhe forca te shërbimit zjarrfikës.

Dëmet në lokal janë të konsiderueshme. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë