Futboll

Organizatorët e botërorëve… Si janë paraqitur ata?

Tifozët shpesh ndihen të zhgënjyer kur vendi organizator i Kupës së Botës eleminohet. Në varësi të emrit dhe historisë kemi parë se ato shndërrohën në skuadrën e dytë për të cilën tifozët bëjnë tifo. Teorikisht janë të favorizuara ndaj pjesëmarrësve të tjerë për shkak të faktorit fushë dhe tifozërisë së garantuar. Për të parën herë në vitin 2026, turneu do të organizohet në 3 vende njëherazi, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. A do të përbëjë kjo diferencë? Ka nga ata që janë të bindur se në mos të tre organizatorët, Meksika do të shkojë larg. Në vazhdim ju njohim me rezultatet që arritën 23 vendet organizatore të Kupës së Botës:

  • 6 fitues – Uruguaj (1930), Italia (1934), Anglia (1966), Gjermania Perëndimore (1974), Argjentina (1978), Franca (1998)
  • 2 nënkampionë – Brazili (1950), Suedia (1958)
  • 3 vende të treta – Kili (1962), Italia (1990), Gjermania (2006)
  • 2 vende të katërta – Republika e Koresë  (2002), Brazili (2014)
  • 5 cerek finalistë – Franca (1938), Zvicra (1954), Meksika (1970), Meksika (1986), Rusia (2018)
  • 2 herë në fazën e 1/16 – SHBA (1994), Japonia (2002)
  • 1 eliminim në fazën e dytë në grupe – Spanja (1982)
  • 2 eliminime në fazën e grupeve – Afrika e Jugut (2010), Katari (2022)

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë